Buxheti 2026/ Andoni: Opozita duhet t'a justifikonin sa më mirë të ishte e mundur, të kishin një buxhet paralel
Në një lidhje direkte në OraNews ka qenë analisti Ben Andoni i cili ka analizuar zhvillimet e fundit parlamentare.
Në seancën e fundit e Kuvendit, ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama, gjë që ka sjellë një reagim nga opozita. Këta të fundit në momentin që Rama mori fjalën, i kthyen shpinën.
Andoni u shpreh se çdo përballje e opozitës me kryeministrin është historike.
“Ju e dini se zoti Rama për shkak të PR të mrekullueshëm, i jep përparësi që di të bëj, ka fituar shumë njohje ndërkombëtare. Paçka se ndërkombëtarët po tregohen jo pak kritikë ndaj tij.
Në rastin e opozitës ka një element kryesor që ata përfaqësojnë popullin. Çështja kryesore në dy ditët e fundit kishte lidhje me buxhetin e vendit. “- u shpreh analisti.
Nga ana tjetër, Ben Andoni ka thënë se opozita duhet të justifikoheshin sa më mirë të ishte e mundur për këtë buxhet.
“Ata duhet të justifikonin sa më mirë të ishte mundur, misionin e tyre për këtë buxhet. Të paktën të tregonin një buxhet paralel.”-ka thënë ai.