ITALIA ZHGËNJEN! Norvegjezët shkatërruan në shtëpi italianët me rezultatin 1-4

Kombëtarja italiane ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit kundër Norvegjisë, pasi u mund me rezultatin 1-4 në shtëpi. Tashmë skuadra e Gennaro Gattusos është më syte drejt shortit, që do të përcaktojë kundërshtarin e tyre ne fazën Play-off.

Mbrëmja e fundit e kualifikueseve në San Siro duhet të ishte një moment për të dhënë sinjal force,  por për Italinë e Gattusos ndodhi e kundërta!

Humbja me përmbysje ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-4  jo vetëm që e mbylli me zhgënjim raundin kualifikues, por krijoi edhe pasiguri në prag të play-off-eve të marsit.

Italianët kaluan në epërsi në minutën e 11-të falë të riut Esposito, por festa nuk zgjati shumë. Norvegjezët do të shënonin 4 herë me Nusa-n, 2 gola njëri pas tjetrit realizoi ylli i Machester Cityt Erling  Halaand, ndërsa qershia mbi tortë ishte goli I Larsen në minutat shtesë.

Me këtë humbje, më e rënda në shtëpi në 70 vitet e fundit, Italia do të luajë për herë të tretë radhazi play-off për të siguruar Botërorin. Statistika e grupit flet vetë: gjashtë fitore kundër ekipeve më të vogla, dy humbje të qarta kundër kundërshtarit të vetëm të nivelit të lartë, Norvegjisë.

Sipas specialistëve të futbollit detyra e Gattusos në këtë moment duket e vështirë dhe e kufizuar, pas nuk ka kohë për revolucion apo eksperimente. Me shpresën që lojëtarë si Bastoni, Barella, Kean, Retegui, dhe ndoshta edhe i riu Pio Esposito do të jenë në formë.

Nëse Gattuso zgjedh skemën 4-2-4, atëherë do t’i duhen domosdoshmërish lojtarë anësorë sulmues si Orsolini e Zaccagni. Por mbi të gjitha, një mbrojtje shumë më solide se ajo që u rrëzua në pjesën e dytë ndaj Norvegjisë.

Por përpara se të fillojë me llogaritë teknike apo taktike, Italia pret emrin e kundërshtarit që do të përcaktojë shorti në nëntor, e më pas gjithccka do të vendoset në pranverë!