KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Publikohen pamjet tronditëse të atentatit në Rinas (VIDEO)
Atentati ndaj Gilmando Dani u realizua në 40 sekonda duke treguar për një organizim të vrasjes së tij.
Mjetin ku besohet se kanë qenë tre autorë, e parkuan në hyrje të rreth rrotullimit pak para se të mbërrinte makina tip Benz ku ishte krahu i djathtë i Emiliano Shullazi dhe me drejtues Muci Sheliani alias Sheqeri, që kishin zbritur nga Rinasi në udhëtimin nga Barcelona
Autorët qëlluan menjëherë në breshëri siç shihet dhe nga këto pamje, ndërsa makina e viktimave ecën dhe pak metra.
Pamjet e sigurisë tregojnë se një prej autorëve i ndjek për t’i qëlluar dhe më tej, por arma i ngec, ndërsa shoqëruesi i jep një tjetër kallashnikov.
Karikatorin e parë e hedh në tokë ndërsa afrohet sërish për të qëlluar me qetësi të plotë.
Vetëm në largim prej nxitimit bie në rreth rrotullim ku ndoshta mund të ketë lënë gjurmë, ndërsa të maskuar autorët largohen me nxitim pas krimit
Mbi 50 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes së ndodhur rreth orës 14 e 10 ku u rrezikuan dhe makina të tjera që udhëtonin në zonë.
Në sediljen e pasagjerit u gjet pa shenja jete Gilmando Dani, 47 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ndërsa Muçi Shaljani, drejtues i automjetit dhe agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u nxor nga makina me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në spital.
Policia e Tiranës tha dje se atentati ndodhi rreth orës 14:20 dhe se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve, të cilët ishin të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë.
Pamjet tregojnë gjithashtu se vetëm dy minuta pas ngjarjes, një autokolonë zyrtare kalon pranë vendit të atentatit – fakt që shton edhe më shumë shqetësimin për sigurinë dhe mbikëqyrjen e zonës.
Ky atentat, i kryer me profesionalizëm dhe gjakftohtësi, ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e territorit dhe forcat e rendit, pasi ndodhi në një nga pikat më të ruajtura të vendit, në afërsi të aeroportit kryesor të Shqipërisë.

