Automjeti aksidenton furgonin e policisë në Lezhë, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Laç-Milot, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon policie.
Në përplasjen u përfshinë drejtuesi i furgonit, I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, dhe pasagjeri në mjetin e njëjtë. Si pasojë, E. T. mbeti i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital, ndërsa dy të tjerët morën ndihmën e nevojshme.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor dytësor “Laç-Milot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një furgon të Policisë, me drejtues shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi E. T., i cili po merr mjekim në spital, shtetasi I. M. dhe pasagjeri në furgonin e Policisë (të dy punonjës policie), të cilët morën morë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan në banesa.
