FOTO/ Makina e autorëve të at*ntatit në Rinas gjendet e djegur në Krujë, ja çfarë u gjet brenda saj

Makina tip ‘Toyota Yaris’ me të cilën dyshohet se lëvizin autorët e vrasjes së Gilmando Danit një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit, është larguar sot nga vendngjarja, ku u gjet e djegur.

Autorët dogjën makinën në fshatin Halil të Krujës, brenda të cilës policia tha se u gjetën 4 armë, që u përdorën në ngjarje, përkatësisht, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë.

Sic duket në foto, makina është djegur tërësisht c’ka vështirëson punën e grupit hetimor.