EMRAT/ GJKKO shpall vendimin për 3 zyrtarët e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, shpallet i pafajshëm vëllai i Bujar Nishanit
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin të cilin SPAK e akuzonte për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë i pafajshëm u shpall edhe inspektori Genci Hiçka ndërsa u dënua me dy vite burg Gerson Tafa.
Në aplikim të nenit 59 si dënim alternativ në përfundim u pezullua dënimi me burg duke u vënë 24 muaj në shërbim prove si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit akuzoheshin për marrje rryshfeti.
Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët që sipas tij i kishin kërkuar klinikës 30.000 lekë. Këta të fundit janë personat të cilët pretenduan se dhanë paratë por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët, akuza që për të paktën dy inspektorët pavarësisht investimit të gjykatës ranë.
