Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie/ Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO vendos për "fatin" e tij gjyqësor 

GJKKO do të vendos sot nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë apo jo për gjykim. E përfshirë në këtë dosje përveç Veliajt është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale.

Këto vepra penale kanë të bëjnë me pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.