Dedaj: Kudo në shoqëri i janë nënshtruar konceptit autoritar të kësaj qeverie

Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se  kudo ku të hedhim sytë, i janë nënshtruar një farë mënyre autoritetit ose konceptit autoritar të qeverisë.

Dedaj: Në thelb kur i drejtohemi një partie siç është PD që ka peshën më të madhe të mbajtjes së opozitarizmit në harrojmë një element që është shumë i rëndësishëm.

Nëse do bëjmë një peisazh pra do hedhim shikimin në një formë të një peisazhi kudo në shoqëri.

Në institucionet, në mediat, në intelektualët, në universitetet, në shoqatat, në shoqërinë civile kudo hidheni syrin të gjithë janë nënshtruar një farë mënyre dikush pak më shumë dikush pak më pak autoritetit ose konceptit autoritar të kësaj qeverie. Askush në fund të fundit nuk i ka dalë përballë.

I vetëm mekanizëm aq sa e bën, në mënyrën më të keqe ndoshta të mundshme, në mënyrën më të dobët të mundshme e bën PD.

E vetmja llogore që sot ka ky sistem autokratik është PD.