Dh*noi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, avokati me Monika Kryemadhin shfaqen në SPAK

Monika është paraqitur sot në SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, Redi Llanaj.

Ky i fundit, i cili muajin e kaluar u arrestua për dhunë ndaj një punonjësi të sigurisë në Gjykatën e Vlorës, është liruar nga arresti shtëpiak nga Apeli, pas vendosjes së një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

Prania e avokatit Llanaj ka tërhequr vëmendjen e mediave, duke u shfaqur si një moment i diskutueshëm për publikun për shkak të ngjarjes së mëparshme.