Blushi: Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza”, tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit
Deputeti i PL, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale u shpreh se atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli.
Postimi i Blushit:
Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli.
Ai godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.
Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë "pa krim nuk ka zhvillim", që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë.
Sot, siguria e jetës nuk ekziston, sepse krimi nuk luftohet nga shteti, por e ka zëvendësuar atë.
