Bala: Politika si projekt moral ka vde*ur, ka një refuzim nga qytetarët ndaj të dyja grupeve politike

Gazetari, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se politika si projekt moral ka vdekur.

Bala: Nuk është një aryse, apo një arsye më shumë se një tjetër.

Ka një kompleks arsyesh të cilat mirë ose keq unë besoj se në fund të fundit ne kemi marrë sot në mënyrë të kthjellët dhe të mençur nga ana e sovranit një kumbt që është politika si projekt moral ka vdekur.

Pra thelbësisht ka një refuzim moral tërësor të palëve nga ana e qytetarëve ndaj të dyja grupeve politike.

Në një krah një qeverisje e cila dëshmon një masë të madhe papërgjegjshmëri.

Ndërsa në krahun tjetër një opozitë që dëshmon një masë të madhe mungëse vizioni.

Ne kemi një politikë që ka humbur në fund të fundit atë që është vetia kryesore cilësisht e politikës që është ndërmjetësimi I nevojave me institucionet e përfaqësimit.

Politika nuk e bën më këtë.