VIDEO/ Kapri pyet ministren: Pse nuk ndalohen e bllokohen makinat e “të fortëve” në rrugë dhe dh*nën në shkolla?

Deputeti Erald Kapri hodhi sot akuza të forta ndaj Ministres së Brendshme Albana Koçiu, për papërgjegjshmëri në trajtimin e disa çështjeve alarmante për qytetarët.

Në fjalën e tij në seancën dëgjimore me Koçiun, Kapri tha se nuk po i jepet një zgjidhje problemit me monopatinat, dhunës në shkolla, për të cilat edhe prindërit ngrejnë shqëtësim.

“Në lidhje me monopatinat, kur thuhej se nuk ka bazë ligjore, por raportime për aksidente. Por është shkelur një ligj kushtetues. Konfiskohen pa ligj, sekuestrohen dhe vendosen pa kushte dhe thuhet se pritet të bëhet ligj për vendosjen e tyre. Keni shumë hapësira për të vepruar mbi ligjin. Ndaloni makinat e stilit mafioz.

Nuk merreni me të fortët, por me të dobëtit. Një shtresë e shoqërisë që punon nga mëngjesi deri në darkë për t’ia dalë. Ka shqetësim për monopatinat, por Europa nuk i ndalon. Trajtohen si përdorues biçikletash.

Po ashtu janë rasportuar edhe raste dhune në shkolla. Nuk po them se është përgjegjësia juaj.

Por është situatë alarmante dhe prindërit po kërkojnë zgjidhje. Kemi pasur edhe vrasje në shkolla, por alarmi i prindërve po shkon në vesh të shurdhët. Pa llogaritur gjërat e tjera të paligjshme që ndodhin”,-tha Kapri.