Çfarë tregojnë rezultatet e balotazheve? Nexhmendin Spahiu skanon garën në Kosovë: Sukses i balancuar politikisht

Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin në 17 prej 18 komunave ku të dielën u mbajt balotazhi.

Numërimi i votave të rregullta është kryer në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Rahovec, Obiliq, Junik, Mamushë dhe Kllokot, ndërsa ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Mitrovicë.

Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike në një intervistë për “Ora News” e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të djeshme si të balancuar politikisht.

“Është një sukses i balancuar i forcave politike. Është forca Vetëvendosje ajo e cila avancoi, sepse mori dy komuna nga LDK, Obiliqin dhe Fushë-Kosovën, mori edhe komunën më të rëndësishme që është Mitrovica që e mori nga PDK-ja dhe kjo përbën suksesin më të madh.

Sepse të kesh Mitrovicën është të kesh të gjithë epiqendrën e Kosovës. Pavarësisht se LDK-ja mbajti Prishtinën, vetë fakti që Albin Kurti ishte më i koncentruar në Mitrovicë tregon dhe rëndësinë që ka kjo komunë”, u shpreh Nexhmedin Spahiu.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PROFESORIN NEXHMEDIN SPAHIU