Balotazhet në Kosovë, Koçi: Të gjithë fituesit kanë shpallur fitoret e të gjithë humbësit kanë uruar kundërshtarët e tyre
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 23:39
Jo vetëm në Shqipëri, por zgjedhje këtë të diel u zhvilluan edhe në Kosovë.
Për të kuptuar më shumë nga zgjedhjet në 18 komunat që u ndanë në balotazh në garën e parë, i ftuar në një intervistë për “Ora News” ishte analisti nga Kosova, Melazim Koçi.
“Procesi ishte shumë i rregullt dhe deri më tani nuk ka ankesa nga partitë politike.
Rezultatet përfundimtare tashmë dihen, kanë mbetur vetëm votat që do të vijnë nga mërgimtarët dhe të gjithë fituesit kanë shpallur fitoret e të gjithë humbësit kanë uruar kundërshtarët e tyre.
Rezultati është i baraspeshuar”, u shpreh ndër të tjera analisti nga Kosova, Melazim Koçi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN MELAZIM KOÇI
