VIDEO/ Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist Vladimir Kosta në Farkë
Tre vila luksoze në ndërtim në zonën e Farkës u hodhën sot në erë me një shpërthim të kontrolluar, pas vendimit për shembjen e tyre si ndërtime pa leje.

Pamjet e operacionit u publikuan nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk mund të ndërtohen vila për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe komunitetit, pasi është i vendosur të mos lejojë asnjë meter katror pa leje.
Vilat ishin pjesë e një kompleksi në pronësi të kompanisë “Austrian Construction Albania”, e lidhur me Vladimir Kostën, ish-deputet i Partisë Socialiste.
Për rastin janë shpallur në kërkim pronarja Elga Kosta, administratori Stavro Suloti dhe arkitektja e projektit, ndërsa pesë inspektorë të IMT-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.
Operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme ka nisur në disa zona të vendit.
