Spiropali me praktikantët në MEPJ: Diplomacia, e hapur ndaj talenteve të reja

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Spiropali u shpreh se, një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja është ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.

Spiropali nënvizoi se, ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantohet shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë.