Barazia gjinore si incident diplomatik, gazetarja: Gjuha e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato nuk ishte ofenduese

Për socialistët gjuha e përdorur ditën e djeshme nga kryetari i Partisë Demokratike ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ishte një incident diplomatik.

Por për gazetaren Rezarta Caushaj gjuha e Berishës nuk ishte aspak ofenduese, po i vetmi gabim nëse do quhej kështu, ishte se kryedemokrati e përmendi ambasadorin nominalisht.

“Nuk do ta quaja ofenduese gjuhën që përdori z. Berisha dhe as ishte e tillë deklarata e tij në qëllim dhe në mënyrën se si u shpreh që mund të shkaktonte një lloj incidenti diplomatik siç dhe po trajtohet, pasi ka pasur një reagim edhe nga Komisioni Evropian, pastaj nga kryeministri e më pas nga të gjitha ambasadat.

Mua nuk mu duk aq inflamatore ajo që përdori z. Berisha, por për mua ishte njëfarë gafe, sepse në atë argument që do të bënte z. Berisha ai përmendi ambasadorin nominalisht”, vlerësoi gazetarja Rezarta Çaushaj gjatë një intervistë dhënë për "Ora News".

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETAREN RREZARTA ÇAUSHAJ