Firmosen nga qelia lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Erion Veliaj fillon "furtunën" nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 13:25
Erion Veliaj nga burgu i Durrësit ku qëndron i mbyllur për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese po bën lëvizje në Bashkinë e Tiranës.
Ai ka nisur furtunën e lëvizjeve nga qelia e tij në burgun e Durrësit. Mësohet se, Veliaj do të largojë drejtorët e komanduar dhe emëruar nga Anuela Ristani.
Pritet që në Bashki të vendosë sërish njerëzit e tij.
Lëvizjet e forta vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Priten emërime, ndërkohë që Veliaj shpreson të dalë nga burgu ku në fakt nuk ka asnjë rrethanë apo fakt që e favorizon, por përpiqet të ushtrojë presion ndaj politikës dhe drejtësisë me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese i cili në fakt nuk e liroi kryetarin e Bashkisë por e la në qeli./ CNA
