Ngërçi politik në Kosovë/ Dili: Katrahurë politike që fillon nga Kurti dhe përfundon tek Osmani
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 18:40
Analisti politik, Visar Dili në një intervistë në Ora News u shpreh se në Kosovë është një katrahurë politikë që fillon nga Kurti dhe përfundon tek Osmani.
Dili: Për të arrit me marrë mandatarin e dytë duhet të figurojnë 61 nënshkrime.
Pra partia e cila e kërkon mandatarin duhet ti ketë 61 nënshkrime.
Lëvizja Vetëvendosje edhe pa i pasur këto 61 nënshkrime e mori mandatarin.
Shihet që rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë.
Dhe kemi këtë katrahurën politike e cila fillon nga Kurti dhe përfundon tek Osmani.
Unë po shpresoj që Konjufca ti ketë numrat.
Por shpresoj të kemi një qeveri të llojit teknik deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
