"SHKUNDET" GREQIA/ Lëkundje tërmeti në vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 09:49
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ndodhi mëngjesin e së mërkurës. Lëkundjet u regjistruan në orën 09:16 në veriperëndim të Ksanthit, në Greqi.
Konkretisht, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra e tij ndodhej 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
