Maliqi: Në Zvicër u mbajt dreka presidenciale, për herë të parë morën pjesë edhe 12 shqiptarë
Kryeredaktori i gazetës shqiptare në Zvicër, ‘’Le Canton’’, Nefail Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se në Berna të Zvicrës u mbajt dreka presidenciale ku për herë të parë morën pjesë edhe 12 shqiptarë nga Kosova.
Maliqi: Dje në Berna të Zvicrës u mbajt dreka presidenciale me gazetarët ndërkombëtarë që Ishin kryesisht gazetarë të OKB ku morën pjesë rreth 100 personalitete.
Këta përfaqësues të qeverisë zviceriane, ambasadat botërore dhe mediat ndërkombëtare.
Në këtë drekë pune me presidenten e Zvicrës, morën pjesë për herë të parë edhe 12 shqiptarë nga Kosova.
Ishin këta elita e biznesmenëve dhe gazetarëve shqiptarë që veprojnë në Zvicër të njohur si të suksesshëm në këtë vend.
Para drekës presidentja e Zvicrës mbajti një konferencë shtypi me përfaqësuesit e medias botërore.
