Tronditëse! Grabitja në Salamina, ja çfarë i bënë autorët të moshuarës, i biri: Kishin urrejtje...

Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e një të moshuare në Greqi, e cila u torturua nga grabitësit.

Një grua 75-vjeçare duket se ka përjetuar një vdekje brutale dhe torturuese, pasi grabitës të pamëshirshëm e vranë dhe pas grabitën sende në banesën e saj, u zhdukën pa gjurmë. Ngjarja ndodhi në Salamina.

Raporti i autopsisë mbi trupin e gruas së moshuar, i paraqitur nga protothema.gr, tregon se vdekja e saj erdhi si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, qafë dhe gjoks nga goditjet me një mjet të ngjashëm me shkopinj, një kaçavidë dhe një thikë. “E torturuan me urrejtje”, thotë djali i saj.

Aktualisht ka dy skenarë që po hetohen, ose grabitësit nuk hezituan ta vrisnin të moshuarën, ose kjo e fundit i ka njohur dhe ata janë detyruar ta eliminojnë.

Është gjithashtu e mundur që autorët të kenë pasur informacione “të brendshme” në lidhje 8,000-10,000 eurot dhe disa bizhuteri të rralla që ndodheshin në banesën e saj.