Ziberi: Aparati shtetëror në RMV me në krye VMRO-DPMNE u përpoq të dëmtonte Aleancën Kombëtare për Integrim
Arben Ziberi nga Aleanca Kombëtare për Integrim në një intervistë në Ora News u shpreh se aparati shtetëror në Maqedoninë e Veriut me në krye partinë në pushtet VMRO-DPMNE është përpjekur të dëmtojë Aleancën Kombëtare për Integrim.
Ziberi: Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoninë e Veriut ka qenë një rezultat i cili realisht për ne që jetojmë atje e dimë shumë mirë se sa ndikim dhe sa impakt kanë pasur partia në pushtet VMRO-DPMNE për ta dëmtuar Aleancën Kombëtare për Integrim.
Por megjithatë edhe pse tërë aparati shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut në krye me VMRO-DPMNE dhe për fat të keq në këtë projekt antishqiptar do e quaja unë në Maqedoni ku u bënë pjesë e këtij skenari edhe partitë tashmë në pushtet të cilët e dimë që janë pa legjitimitet në qeveri duke patur parasysh zgjedhjet parlamentare që u mbajtën para një viti u munduan ta dëmtojnë Aleancën Kombëtare për Integrim.
Por megjithatë edhe në këto zgjedhje, Aleanca Kombëtare për Integrim doli fituese me votën dërrmuese shqiptare.
Dhe nëse i marrim dhe i krahasojmë numrat të cilët sot i kemi aktualisht në Maqedoni edhe për kryetar komunash edhe për këshillat komunalë, do e shifni se Aleanca Kombëtare për Integrim është me 23 mijë vota më shumë se konkurentët tonë.
