Të shtëna në Malishevë të Kosovës, ndërrojnë jetë dy vëllezër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Gullubovc të Malishevës, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllëzër të këtij fshati.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta tha se vrasësi është dhëndrri i viktimave.

“Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në  fshatin Gullbovc të Malishevës. Viktimat janë nga ky fshat dhe janë vëllëzër.  I dyshuari  është dhëndrri i tyre nga Komuna e Drenasit. Viktimat janë dërguar në mergjencën e Kijevës ku është konstatuar vdekja e tyre”, tha ai.