Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 14:08
SPAK ka zgjatur me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.
Prokuroria e Posaçme ka zgjat deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë, që akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tenderë atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjë.
