Behluli: 140 mijë protestues marshuan në qytete të shumta të Serbisë në shenjë revolte ndaj Vuçiç

Gazetarja, Ardita Behluli në një intervistë në Ora News u shpreh se në protestat e së shtunës rreth 140 mijë protestues marshuan në qytete të shumta të Serbisë në shenjë revolte ndaj qeverisë.

Behluli: Në protestën e ditës së shtunë që ishte një protestë masovike.

Pala protestuese, 140 mijë protestues marshuan në qytete të shumta të Serbisë në shenjë revolte dhe pakënaqësie sa i përket qeverisë të presidentit Vuçiç dhe në përkujtim të 16 viktimave të Novi Sad.

Sipas informacioneve të ministrisë së Brendshme në këto protesta kanë qenë të pranishëm diku 36 mijë qytetarë.

Edhe protestat e ditës së shtunë pati përplasje fillimisht midis protestueve dhe forcave të rendit.

Por përleshje kishte edhe në mes të grupit të mbështetësve që ishin të presidentit Vuçiç të cilët fillimisht hodhën shishe dhe mjete piroteknike.