26-vjeçari shqiptar gjendet i pa jetë në një Airbnb në Selanik, në trup ka pl*gë, dyshohet se...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 08:15
Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në rrugën Orfanidou 8, në një apartament Airbnb në katin e gjashtë, pas rrugës Dodekanisou në Selanik.
Sipas të dhënave të para, ai dyshohet se është vetëqëlluar me armë zjarri dhe ka plagë në trup.
Në vendngjarje ndodhen forcat e DIAS, ndërsa ka mbërritur mjeku ligjor për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo vrasje aksidentale.
