LVV me skenar për zgjidhje/ Hoti: As Konjufca as Kurti, nuk kanë garanci për të krijuar qeverinë e re

Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se as Konjufca dhe as Kurti nuk kanë garanci për të krijuar qeverinë e re.

Hoti: Faktikisht nuk ka qenë edhe aq emër surprizë sepse Glauk Konjufca të paktën qysh shihet nga opinion mendohet se është figura e dytë në Lëvizjen Vetvendosje për nga fuqia por edhe për nga kohëzgjatja e aktivitetit të tij në Lëvizjen Vetvendosje.

Pavarësisht se në të kaluarën ka pasur spekulime që marrëdhënia mes tij dhe Kurtit nuk është në nivelin më të mirë.

Sido që të jetë emërimi i zotit Konjufca gjithashtu nuk është surprizues për faktin që zoti Konjufca sikurse dhe zoti Kurti nuk është sigurtë që i ka numrat për ta bërë qeverinë e re.

Megjithatë Konjufca në raport me qasjen me partitë opozitare vlerësohet si një figurë që është pak më ndryshe se sa Kurti pra në kuptimin që nuk është aq polarizues sa Kurti.