Shqipëria veçohet në Bruksel për progres në luftën ndaj korrupsionit, kritika të forta për Serbinë
Michael Gahler, anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot, 4 nëntor, në Bruksel se “për shtete të ndryshme funksionojnë të njëjtat rregulla që të ecin në procesin e zgjerimit me ritmin e duhur”.
Duke folur për problemin madhor me korrupsionin në vendet aspirante, veçoi Shqipërinë, duke thëën se është bërë progress jo vetëm në luftën ndaj këtij fenomeni, por edhe ndaj krimit të organizuar.
Kritika të forta pati për Serbinë në këtë drejtim.
“Ukraina po reflekton për gabimet që ka bërë në këtë proces. Është parë se çfarë është bërë me sistemin anti-korrupsioni. Kur ndalemi te Serbia mbetemi të zhgënjyer nga situaa që shtë krijuar. Problematika më e madhe që paraqitet atje nga qytetarët është korrupsioni dhe kjo duhet marrë parasysh nga qeveria në Beograd.
Kjo ndodh edhe në Shqipëri, por ku po thellohet lufta ndaj krimit të organizuar, ka një progres për t’u nënvizuar në Shqipëri, edhe në luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Gahler.
U përmend edhe çelja e grup-kapitujve nga Shqipëria, teksa sipas eurodeputetëve “Maqedonia e Veriut ka mbetur në vend” sa i takon këtij aspekti.
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder, vuri theksin te vizita e tij në vendin tonë së fundmi, duke thënë se “ka parë një entuziazëm të madh këtu për mbylljen e negociatave në 2027-ën“.
Veçoi edhe disa problematika.
“Mendoj se afatet duhen sepse sjellin realizimin dhe zbatimin praktik të detyrave. Shteti shqiptar ka disa problematika, duhet bërë më shumë në luftën ndaj korrupsionit, por kanë arritur progres në vetting, mbrojtjen sociale”, tha ai.
Sipas Schieder, me shumë rëndësi është edhe fakti që tanimë Shqipëria është pjesë e sistemit SEPA.
Kujtojmë se Schieder ishte në vend, ku mori pjesë edhe në takimin 2-ditor, të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.
Më herët, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi progres-raportin për vendet kandidate në BE. Vlerësoi vendin tonë për progresin që e cilësoi “të mrekullueshëm”.
