Baçi: Reforma territoriale dështoi, opozita nuk do të përsërisë gabimin e vitit 2015

Në një intervistë për “Ora News”, analisti Agim Baçi u shpreh se reforma territoriale nuk e ka përmbushur qëllimin e saj, ndërsa shtoi se, sipas tij, opozita këtë herë nuk do të përsërisë gabimin e vitit 2015 duke qëndruar jashtë procesit.

" Opozita nuk mund të humbi shansin siç humbi në 2015 që të merrte pjesë në reformën territoriale.

Reforma territoriale është reformë politike, ndikon politikisht, në zgjedhje, ndikon në jetën publike etj.

Unë mendoj që komisioni për reformën territoriale, para se të flasë për një ndarje të re duhet të shpjegojë dështimin që ka pasur në realitet kjo lloj reforme territoriale që u zhvillua, për shkak se qytetarët tashmë nuk është se gjetën zgjidhje më të shpejta apo më të mira apo u krijua një distancë më e mirë mes qytetarëve, aq më tepër buxheti i shtetit nuk është se u reduktua, mbi të cilët ishte qëllimi që të zvogëlohen shpenzime.

Aq më keq. U rrit numri i punonjësve që u punësuan në pushtetin lokal. Për mua, thelbi për të cilën u bë reforma territoriale nuk ia arriti qëllimit", u shpreh Baçi.

Intervista e plotë: