Koja: Volejbollistja Nayara Ferreira ka lindur femër në certifikatën e lindjes, e papritur ajo që ndodhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 21:47
Në “Ora Sport”, Orlando Koja, trajneri i Dinamos për vajza në Volejboll tha se volejbollistja Nayara Ferreira ka lindur femër në certifikatën e lindjes.
Koja: Volejbollistja është regjistruar qysh në korrik me Dinamon dhe është në stërvitje rregullisht, ka certifikatë femër në lindje dhe ka 18 vite që luan në shumë shtete të botës. Luajti 5 javët e para me ne dhe ishte diçka e papritur që të ndodhte kjo gjë në kampionat. Dëmtoi në radhë të parë atë dhe pastaj ne si ekip.