Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Balla: Nuk kemi ende një emër, të ulemi me opozitën për konsensus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 12:16
PS ende nuk e ka një emër për Avokatin e Popullit.
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës, është që të gjejë konsensus me opozitën.
“Jo, PS nuk e sot një emër për ta mbështetur, jemi në fazën që shpresin interesin, ata që japin mendojnë se mund të japin kontribut.
Fokusi i mesazhit sot, duhet të jetë për 3 grupet parlamentare të opozitës.
Prej nesër, pasnesër, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, të kemi institucionalizim të një komunikimi opozitë-mazhorancë, për t’i dhënë fund kësaj, kreut të këtij institucioni i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka zgjedhur ende.”, theksoi ai.
