“S’do ma kishte ngrënë mendja që do lavdëroja një demokrat kaq shumë herë”, Rama batuta me rektorin e UBT gjatë Konferencës mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor Tiranë, Fatbardh Sallaku, teksa është shprehur se nuk priste të lavdëronte një demokrat kaq shumë sa herë ti jepej rasti.

Ai ka sjellë në vëmendje transformimin që UBT ka pësuar dhe përgjegjshmërinë e lartë që ka treguar për brezat pasardhës që do të jenë pjesë e universitetit.

"Sot është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vitne dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë process reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.", tha Rama.