Bimët mjekësore në rrezik! Eksperti: Mbledhja e pakontrolluar, mund të dëmtojë biodiversitetin

Eksperti i mjedisit Danjel Bica apelon për ndalimin e mbledhjes pa kritet të bimëve mjekësore që po mund të çojë në dëmtim të biodiversitetit. Po ashtu ai apelon edhe mbrojtjen e kafshëve të egra, duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe masa konkrete.

Danjel Bica, pjesë e Shoqatës së Ekspertëve të Rinj të Mjedisit dhe ekspert për mbrojtjen dhe kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në Dibër, është angazhuar në disa projekte mjedisore që synojnë edukimin e komunitetit dhe mbrojtjen e biodiversitetit në zonë.

Në kuadër të nismave të ndryshme Danieli thote se ka realizuar manuale dhe broshura informuese për bimët mjekësore dhe për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Ai shton se një tjetër prioritet është edhe mbrojtja e bimëve mjekësore të egra, të cilat po dëmtohen nga mbledhja e pakontrolluar.

Me përkushtimin e tij, danjeli është kthyer në një zë të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit në Dibër dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në zonat rurale.