“Figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar”/ Tedi Blushi për Fatos Nanon: Dy qëndrimet e tij që duhet ta udhëheqin të majtën shqiptarë (VIDEO-LIVE)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon vlerësoi figurën e tij, si të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Nano ka kontributin e madhe në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.

“Në emër të Presidentit të PL, Ilir Meta, në emër të PL dhe në emrin tonë personal, i shprehim sot ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët e zotit Nano. Një figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar, që pati meritën e transformimit të Partinë së Punës në një parti Socialdemokrate evropiane. Por mbi të gjithë dy qëndrimet e tij të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet dhe se organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është më i rëndësishëm sesa rezultati janë dy qëndrime që duhet ta udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi.