VIDEO-LIVE/ Grupi parlamentar i PS nderon liderin historik Fatos Nano në homazhe

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Pjesëmarrës në ceremoni janë shumë qytetarë, të cilët dëshirojnë të shprehin respektin dhe mirënjohjen e tyre, si dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i cili mori pjesë për të nderuar figurën e Nanos.

Mes anëtarëve të grupit parlamentar ishin Bledi Çuçi, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bledi Klosi, Gramoz Ruçi, Ogerta Manastirliu dhe të tjerë, të cilët nderuan kontributin historik të Nanos dhe trashëgiminë e tij në vend.