VIDEO-LIVE/ Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja i bashkohet homazheve për Fatos Nanon

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Ai u shoqërua nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe së bashku kryen nderimet për figurën e Nanos, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij në politikën dhe jetën publike të Shqipërisë.