Rama fjalim për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur ata që të kallën në burg dhe deshën të të vr*snin...
Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.
Rama: I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sonte në një nga darkat e rralla të viteve të fundit. E të kalonim deri vonë në revistën e ngjarjeve, tërë c’u tha që kur doli lajmi se ti ike. Po sa të paskan dashur more burr i dheut.
Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët.
Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamturire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryeyar të familjes sonë.
