Lamtumirë Fatos Nano! Erion Braçe: Ish-kryeministri i dha mundësi të gjithëve të rriteshin dhe të bëheshin më të mirë

Deputeti socialist Erion Braçe mori pjesë në homazhet për ish-kryeministrin dhe themeluesin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në një deklaratë për mediat, Braçe u shpreh se Nano ishte një lider që u dha mundësi të gjithëve, pa përjashtim, të rriteshin dhe të zhvilloheshin politikisht.

Ai theksoi se mirënjohja ndaj figurës së Nanos është detyrim moral për të gjithë ata që u formuan politikisht nën drejtimin e tij.

"Përtej individit është një masë e madhe njerëzish që duan ti japin lamtumirë. Janë njerëz që kanë luftuar me të, janë njerëz që brezit tim që u rritën me PS-në dhe me të.

Natyrisht shprehja e mirënjohjes sot është gjëja e duhur për tu bërë.

Dua të sjell në vëmendje faktin që Fatos Nano iu dha mundësinë të gjithëve, pa përjashtim, edhe atyre që ishin nën rrënojat e partisë së punës e dolën prej saj edhe gjithë të tjerëve që u bashkuan në Partinë Socialiste më pas, pa i'u mohuar kërkujt mundësinë për tu rritur, për tu zhvilluar, natyrisht edhe për të bërë karrierë brenda PS.

I dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë sesa ajo që trashëgonin."