Ndodh në Meksikë, ndërrojnë jetë 23 persona dhe dhjetra të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në një dyqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Të paktën 23 persona, përfshirë disa të mitur u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën, në një zjarr që shpërtheu në një rrjet dyqanesh në qytetin verior meksikan të Hermosillo-s.  Zjarri shpërtheu në një dyqan Waldo's në kryeqytetin e vendit.

"Deri më tani ka raportime për 23 të vdekur dhe 11 të plagosur që po trajtohen në spitale të ndryshme në qytet. Fatkeqësisht, ka të mitur midis viktimave. Tragjedia ka shkaktuar trishtim të thellë tek të gjithë njerëzit e Sonorës", tha  guvernatorit të shtetit të Sonora-s, Alfonso Durazo.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat përfshinin 12 gra, pesë burra, katër djem dhe dy vajza. Presidentja e vendit shprehu  ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave dhe urdhëroi disa ekipe shpëtimi për të shkuar në vendngjarje.

"U dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të njerëzve që humbën jetën në zjarr." tha Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave. Claudia Sheinbaum tha se i kishte urdhëruar Ministres së Brendshme Rosa Isela Rodriguez të dërgonte një ekip mbështetës për të ndihmuar familjet dhe të plagosurit. Sekretariati i Sigurisë Publike i Sonora  tha se zjarri nuk ishte shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme apo ndonjë akt tjetër i qëllimshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth shkakut.