PAMJE/ S*lm me th*kë në një metro në Londër, 10 të lënduar

Dhjetë persona u plagosën me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster në Anglinë veriore për në Londër të shtunën. Policia britanike ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen.

Policia u thirr për një sulm me thikë në një tren rreth orës 19:39 në stacionin hekurudhor Huntingdon. Dëshmitarët thanë se panë një burrë të armatosur me një thikë të madhe dhe pasagjerë të fshehur në tualetet e trenit.

Videot e shpërndara në platformat e mediave sociale treguan oficerë policie të armatosur rëndë që hynin në tren.  Policia britanike po heton rrethanat e sulmit.  Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti incidentin jashtëzakonisht shqetësues.

“Mendimet e mia janë me të prekurit dhe falënderoj shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre”, tha ai në një mesazh të postuar në platformën X.