Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

Autoritetet franceze kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një vjedhje spektakolare në Muzeun e Luvrit më 19 tetor, ku u vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro.

Ndër të arrestuarit janë një grua 38-vjeçare, akuzuar për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal, dhe një burrë 37-vjeçar, i akuzuar për vjedhje dhe konspiracion kriminal.

Të dy janë vendosur në paraburgim. Vjedhja u krye nga katër persona gjatë ditës, me shpejtësi të madhe, dhe dy prej tyre më parë pranuan përfshirjen e tyre. Personi i katërt i përfshirë nuk është kapur ende, ndërsa tre të arrestuar të tjerë këtë javë janë liruar pa akuza.