Wadehpul bën thirrje për përpjekje të përbashkëta për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, u bëri sot thirrje izraelitëve, palestinezëve, vendeve arabe dhe europianëve të bashkohen në zbatimin e planit të paqes për Lindjen e Mesme.
“Detyra tani është t’u japim njerëzve këtu shpresë, duke siguruar që veprimi politik të ndjekë marrëveshjet dhe deklaratat e vullnetit”, tha Wadephul gjatë konferencës së sigurisë “IISS Manama Dialogue” në kryeqytetin e Bahreinit. “Sfidat e rajonit mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit me Europën”, theksoi ai.
Ministri gjerman tha se armëpushimi mes Izraelit dhe grupit islamik Hamas në Rripin e Gazës mbetet i brishtë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha palët. Ai shtoi se milicia shiite Hezbollah në Liban dhe Hamas në Gaza duhet të çarmatosen, ndërsa forcat e armatosura libaneze duhet të forcohen.
“Problemet midis Izraelit dhe fqinjëve të tij mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim dhe kompromis, dhe se Gjermania është e gatshme të mbështesë partnerët dhe miqtë e saj në këtë rrugë”, shtoi Wadehpul .
Ai tha se gjatë vizitës së tij në Jordani, Siri dhe Liban kishte vënë re gatishmërinë e vendeve për t’u afruar me Izraelin një “mundësi e madhe” që, sipas tij, tani duhet të shndërrohet në mirëkuptim konkret.
