MOLDAVI/ Qeveria e re merr detyrën, anëtarësimi në BE përparësi kryesore

Qeveria e re e Moldavisë, e udhëhequr nga kryeministri Alexandru Munteanu, bëri sot solemnisht betimin e detyrës.

Ceremonia u zhvillua në ndërtesën e Administratës Presidenciale. Në këtë aktivitet, morën pjesë presidentja e Moldavisë, Maia Sandu dhe kryetari i Parlamentit, Igor Grosu.

Kabineti, i kryesuar nga shkencëtari i pavarur dhe bankieri i investimeve, Alexandru Munteanu, e sheh përfundimin e negociatave të pranimit në BE deri në vitin 2028 si detyrën e tij më të rëndësishme.

Gjatë konfirmimit të tij dje në parlament, Munteanu premtoi se do të jepte dorëheqjen nga detyra nëse nuk arrinte të përfundonte përgatitjet për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) e Sandu fitoi zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit, pavarësisht përpjekjeve të Moskës për të ushtruar ndikim.

Sandu emëroi Munteanu si kryeministrin e ri.

Muneanu ka punuar si bankier në Moldavi dhe Francë, dhe 10 vjet në Bankën Botërore në Uashington.

Ai është shtetas i Moldavisë, Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe jetoi në kryeqytetin ukrainas, Kiev për 20 vjet.

Kabineti i tij përfshin më shumë ekspertë jopartiakë sesa anëtarë të PAS.