"Ku i ke kostumet dhe çantën Louis Vuitton?" Berisha debat "mode" me Manjën në parlament, ky i fundit "zhvishet"
Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të enjtes, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një debat me ish-ministrin Ulsi Manja. Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë duke i thënë se ka një regjistrim të tij.
Deputeti i PS-së i ndërhyri nga vendi, ndërsa Berisha e akuzoi si të “inkriminuar”.
Berisha: Ku i ke kostumet? I ke fshehur apo i ke hequr?
Në një moment, Manja hoqi xhaketën në shenjë reagimi dhe u shpreh:
Manja: Hajt t’i nxjerrim kostumet dhe të shohim sa kushtojnë, i imi dhe i joti.
Berisha vazhdoi: “500 mijë euro janë veç nga çanta, i ke me regjistrim? I ke kërkuar një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do? Ti sjell unë bashkë me dosjen dhe fashikullin, përveç se ke marrë 500 mijë euro, i ke kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do, pastaj pjesën tjetër s’po ta them.”
Ish-ministri Manja iu përgjigj: “E kam pyetur ChatGPT a ka çantë 500 mijë euro Louis Vuitton, më ka thënë jo. Sa për kostumet, jam gati ti bëjmë eksperimentim, se vetëm copa e kostumit që ke ti bën dy mijë euro.”
