VIDEO+FOTO/ Ngjarja e rëndë tek 'Komuna e Parisit', dalin pamjet e arrestimit të autorit
Një vrasje me thikë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Viktima është Indrit Salimllari,i cili punonte si kuzhinier në një lokal të zonës.
Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.
Ndërkohë është arrestuar autori i dyshuar, Filip Shehu.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
