VIDEO/ PAMJET E PARA NGA SHKALLNURI! Krim brenda familjes në Durrës! Djali i merr jetën babait

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në një familje në Durrës. Djali ka qëlluar babanë për vdekje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Shkallnurit në Durrës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.