Zgjat pak arratia e djalit që i mori jetën babait në Shkallnur, arrestohet 25-vjeçari
Arrestohet 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau të atin me thikë, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli.
25 vjeçari është arrestuar në zonën e plazhit.
Ai ishte larguar nga shtëpia pas krimit.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.
Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
