Balliu: Po bëheni qesharakë! Keni studiuar tërë natës si mos na lejoni të bëjmë pyetje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 11:32
Deputeti i PD Klevis Balliu, i ka kërkuar mazhorancës që të lejohet që opozita të bëjë pyetje.
Sipas tij, shumica në pushtet kërkon që të shmangë pyetjet dhe të mbyllë Kuvendin.
“Doni të arratiseni si Balluku”, tha ai.
Balliu: Ju keni një hall që të mbyllni Kuvendin e të ikni siç ia mbathi Balluku. Ku e keni shoqen Balluku dhe shoqen Rama?
Në komision kemi bërë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje. Janë mbi 80 pyetje.
Po bëhemi qesharakë në sy të botës, le të kthejmë normalitetin në Kuvend. Keni studiuar gjithë natës se si të mos na lejoni të bëjmë pyetje.
