Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të "marrë" Bashkinë e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 11:10
Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut të Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 11 majit.
“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi kryeparlamentari Niko Peleshi.
Mersini hoqi dorë nga mandati i deputetes pasi do të garojë për kryetare në Bashkinë e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE
